Zjarr në jug, stuhi në Veri, Italia në mëshirën e motit, viktima në Siçili nga vapa

26 Korrik 2023 | 16:59

Zjarrfikësit po luftojnë kundër zjarreve në jug të Italisë, ku flakët po ndihmohen nga erërat e forta dhe temperaturat përvëluese.

Gjatë natës, 15 persona u evakuuan nga një zonë e kërcënuar nga flakët që kanë pushtuar ishullin e Sicilisë.

Ata janë parë duke mbajtur valixhe në duar dhe duke u shoqëruar nga personeli i forcave ajrore italiane dhe zjarrfikësit, pasi vija e zjarri ishte shumë pranë.

Natyra shkatërruese e zjarreve është e dukshme, por ajo po merr edhe jetë njerëzish, siç ishte rasti i një gruaje 88-vjeçare në Sicili, që ndërroi jetë pasi u sëmur, teksa zjarret penguan shërbimet e emergjencës të shkonin tek ajo.

Gjithashtu, mbi 200 persona në Palermo kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit të zjarreve.

Të martën, flakët rrethuan aeroportin e Palermos, duke detyruar autoritetet ta mbyllnin atë për arsye sigurie. Por për shkak të temperaturave që arrijnë deri në 47 gradë Celsius, asfalti i pistave u shkri dhe fluturimet u anuluan.

Por ndërsa jugu i Italisë digjet, stuhi të dhunshme kanë përmbytur veriun e vendit. Shira të dendura dhe erëra të forta kanë goditur qytetet Milano, Vareze dhe Breshia, duke shkaktuar rrëzimin e shumë pemëve dhe përmbytjen e rrugëve.

Edhe transporti publik pësoi dëme të ndjeshme dhe pezullim të lëvizjeve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026

Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump

Një 39-vjeçar nga Rochester, New York, është arrestuar nga autoritetet federale pasi akuzohet se kërcënoi me vrasje Donald Trump Jr., djalin e madh të presidentit...
21:25 | 14/07/2026

Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka paguar autores E. Jean Carroll 5.6 milionë dollarë, pasi një juri e shpalli fajtore në një gjyq civil...
21:25 | 14/07/2026