Bien kërkesat për azil, 12% më pas se një vit më parë, shqiptarët preferojnë Francën
Ulet numri i kërkesave për azil në Bashkimit Europian. Deri në muajin maj nga Shqipëria janë regjistruar 395 kërkesa për azil.
Kërkesat për azil për vitin 2023, kanë rënë ndjeshëm. Në katër muajt e parë të këtij viti, Bashkimi Europian regjistroi 3.400 kërkesa, 12% më pak krahasuar me një vit më parë.
Rënia është vënë re që në fillim të vitit. Në Janar kanë qenë 925 kërkesa, e ndërsa në muajin Prill është ulur numri i tyre në 720.
Shtetasit shqiptarë, vendin kryesorë kanë Francën, që renditet e para me 40%. Gjermania është e dyta me 22%, pasuar nga Greqia dhe Italia. Megjithatë shifrat e Gjermanisë nuk janë treguese, pasi ka dhe nga ata shtetas që udhëtojnë pasi kanë një kontratë pune.
Shqiptarët, në Maj, sipas të dhënave të BE, kanë pasur 395 kërkesa për azil.
Krahasuar me një vit më parë sipas të dhënave të Eurostat vendet e Bashkimit Europian pa Mbretërinë e Bashkuar), në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, niveli më i lartë që nga 2020-a. Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%.
Sa i takon Mbretërisë së Bashkuar, të dhënat nga Zyra e Statistikave të Emigracionit tregojnë se shifrat janë shumë herë më të larta. 15.925 qytetarë shqiptarë, kanë aplikuar për azil, shifër rekord sa i takon këtij vendi.
Ndërkohë nga të dhënat e 2023, 72 630 aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së. Krahasuar me prillin 2022 (54 350), kjo përfaqëson një rritje prej 34%. Kishte gjithashtu 5 310 aplikantë të përsëritur, një rënie prej 5 % krahasuar me prillin 2022 (5 610).
Sirianët ishin grupi më i madh i njerëzve, që kërkonin azil (9 420 aplikantë për herë të parë). Ata u pasuan nga afganët (7 405), venezuelianët (5 785), kolumbianët (4 770) dhe turqit (4 640).
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë