INSTAT: Rritet me 33% numri i të huajve që vizitojnë Shqipërinë
Gjatë 6 muajve të parë të këtij viti Shqipërinë e kanë vizituar 3.4 milionë të huaj. Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm gjatë muajit qershor në vend kanë ardhur 1 milionë vizitorë.
Turzimi në Shqipëri është në ditët e tij më të mira. Në 6 muajt e parë të 2023, tokën shqiptare e kanë prekur 3.4 milion të huaj, një rritje e konsiderueshme prej 33%, krahasuar me një vit më parë.
Qershori ka qenë muaji i artë, për turizmin në Shqipëri, pasi vetëm në këtë muaj kanë ardhur mbi 1 milionë të huaj, ose 15% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Të dhënat e INSTAT, tregojnë se këto janë shifrat më të larta të turizmit të shënuara ndonjëherë në Shqipëri.
Operatorët turistikë pohojnë se ky është viti më i mirë turistik i Shqipërisë duke lënë pas vitin e kaluar që ishte një tjetër rekord për numrin e vizitorëve. Pjesa më e madhe e turistëve i takojnë Europës dhe janë individualë ku përpos si efekt i promovimit të Shqipërisë si detinacion e përzgjedhin edhe me idenë e çmimeve më ekonomike.
Polakët, cekët dhe nordikët janë ata që preferojnë më së shumti Durrësin. Turistët nga Spanja, kanë ardhur në rritje, njëjtë dhe ata nga Italia por dhe Anglia.
Sa i takon hyrjes së shtetasve shqiptarë, edhe në këtë aspekt ka një rritje. Në Qershor 2023, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 574.698. Ky numër është rritur me 18,9%, krahasuar me Qershor 2022. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.007.033. Ky numër është rritur me 15,0%, krahasuar me Qershor 2022.
Ndërkohë që edhe shqiptarët që janë larguar nga vendi janë në rritje. Gjatë gjashtëmujorit të parë 2023, është 3.024.102, duke u rritur me 20,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” vlerëson INSTAT.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë