Hepatiti B ose C mund të shkaktojë kancer, apeli i OBSH
Hepatiti, një infeksion viral që prek mëlçinë, aktualisht vret mbi 100 mijë njerëz çdo vit në Europë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se në nivel global, çdo 40 sekonda dikush humb jetën nga hepatiti B ose C – një numër tejet i lartë, duke pasur parasysh se shumica e këtyre vdekjeve mund të ishin parandaluar.
Hepatitet janë A, B, C, D dhe E. E përbashkëta e të gjitha infeksioneve të hepatitit është inflamacioni që shkaktojnë në mëlçi, deri në kancer.
Sa i takon Shqipërisë, raportet e fundit referojnë se hepatiti B është më i përhapur dhe ka një prevalencë prej 7% të popullsisë.
Ekspertët e shëndetësisë botërore thonë se për të arritur eliminimin e hepatitit deri në vitin 2030, infeksionet e reja të hepatitit B dhe C duhet të reduktohen me 40% globalisht.
Nëse nuk merren masa, parashikimet flasin për rritje me 55% të normave të kancerit në mëlçi në dy dekadat e ardhshme.
Për të reduktuar rrezikun e kancerit të mëlçisë, vaksinimi parandalon hepatitin B dhe diagnoza dhe trajtimi i hershëm luajnë një rol kryesor në frenimin e përparimit të hepatitit B dhe C.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta