Mbi 900 raste me hepatit akut te fëmijët, sipas OBSH-së

25 Qershor 2022 | 17:50

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se 32 shtete në botë kanë raportuar deri më tani, për 920 raste me hepatit akut te fëmijët.

Gjysma e rasteve, 267 janë në kontinentin europian, ndërsa një e treta në Shtetet e Bashkuara, shkruan Reuters.

Autoritetet shëndetësore në të gjithë botën kanë hetuar në lidhje me rritjen misterioze të rasteve të rënda të hepatitit, ose inflamacionit të mëlçisë, te fëmijët.

Rasti i parë në Europë u raportua për herë të parë në prill në Britani dhe më pas është përhapur edhe në shtete të tjera.

OBSH tha se 45 fëmijë me hepatit akut kanë kërkuar transplant të mëlçisë dhe ndërsa 18 kanë humbur jetën, shumica e tyre në rajonin e Amerikës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka vendosur që një amnisti për separatistët katalanas nuk shkel dispozitat themelore të ligjit evropian, duke e sjellë udhëheqësin...
12:17 | 16/07/2026

Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri

Parlamenti i Ukrainës miratoi të enjten emërimin e shefit të Naftogaz, Sergiy Koretsky, si kryeministër të ri, pjesë e një riorganizimi të qeverisë të urdhëruar...
12:12 | 16/07/2026

BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve

Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për drone për të kombinuar ekspertizën e Kievit me kapacitetin industrial të Evropës për të rritur prodhimin....
12:05 | 16/07/2026