Tentoi të vidhte bankën, por u qëllua nga policia. Kush është grabitësi shqiptar

1 Gusht 2023 | 14:46

Është identifikuar autori i grabitjes së bankës në Athinë mëngjesin e kësaj të marte. Ai është 38-vjeçari nga Delvina, Elton Thoma Zoto.

Shqiptari mundi të merrte një shumë rreth 4 mijë euro nga kasat e bankës në Omonia, në rrugën Achilleos 19, nën kërcënimin e një thike. Por gjatë arratisjes një punonjës i bankës ka shtypur butonin e alarmit, duke vënë në lëvizje policinë.

Efektivët e ekipit të Dias- it dhe makinat patrulluese të Veprimit të Menjëhershëm e kanë lokalizuar autorin në kryqëzimi e rrugëve Lenorman dhe Palamide.

Aty, sipas Policisë, burri ka kërcënuar me thikë policët, ndaj njëri prej tyre e ka qëlluar me armën e shërbimit, duke e plagosur. I plagosuri është transportuar në spitalin Evangelismos, ndërkohë që për rastin ka nisur një hetim paraprak.

Sulmuesi ka marrë katër plumba, 3 në bark dhe një në kofshë.

Një dëshmitar okular që dëgjoi oficerët duke bërë thirrje që sulmuesi të ndalonte së foluri para kamerave televizive tha: “Oficeri po i thoshte të ndalonte dhe ai nuk po ndalonte. Nga aty dëgjova dy të shtëna dhe asgjë tjetër”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026