SPAK mbyll hetimet për operacionin “Plumbi i Artë”, u zbardhën 18 ngjarje kriminale

2 Gusht 2023 | 10:08

SPAK ka mbylur hetimet për operacionin “Plumbi i Artë”. Organi i akuzës u ka komunikuar akuzat personave të dyshuar.

Në kuadër të këtij operacioni u zbardhen 18 ngjarje të rënda kriminale të ndodhura ndër vite, kryesisht vrasje me pagesë për rivalitet mes bandave.

Operacioni “Plumbi i Artë” u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe nisi menjëherë pas arrestimit të të shumëkërkuarit, Nuredin Dumani një vrasës me pagesë që pranoi të bëhej i penduar i drejtësisë..

Ky i fundit, u arrestua si rezultat i operacionit policor të koduar “Arratia”.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati dha më tepër detaje sa i takon kësaj çështje:

“Pas 15 muajsh hetime intensive nga prokuroria e posaçme, tre prokurorët e dosjes “Plumbi i Artë” kanë çuar në gjykatë dosjen për operacionin “Plumbi i Artë” me në total 31 të pandehur, ndër to 19 të arrestuar ndërsa 12 të tjerë, vijojnë të jenë në kërkim.

Nga ky operacion janë zbardhur dhjetëra ngjarje kriminale, ku nga dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani Prokuroria e Posaçme ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme për të çuar këtë dosje në gjykatë. Pritet të vendoset në një seancë paraprake që mund të mbahet në shtator nëse kjo dosje do kalojë për gjykim”,-tha gazetari Eni Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026