Pekini regjistroi shirat më të dendur në 140 vitet e fundit
Në ditët e fundit, në Pekin janë regjistruar shirat më të dendur në 140 vitet e fundit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 20 personave dhe zhdukjen e 27 të tjerëve.
Reshjet shkatërruan rrugët dhe çuan në ndërprerje të energjisë elektrike, dhe mijëra njerëz u evakuuan në strehimore në shkolla dhe ndërtesa të tjera publike në periferi të Pekinit dhe qytetet përreth, raporton AP.
Autoritetet kineze dislokuan sot mijëra ekipe shpëtimi në qytetin e përmbytur të Zhuozhou, në jugperëndim të Pekinit, ndërsa pjesë të tajfunit Doxuri vazhdojnë ta shkatërrojnë atë.
Zhuozhou ndodhet në provincën Hebei, e cila ishte më e prekura nga stuhia, ndaj është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Më shumë se 500,000 njerëz u prekën nga përmbytjet, tha transmetuesi shtetëror CCTV, pa specifikuar se sa ishin evakuuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania