Java botërore e ushqyerjes me gji, OBSH: 48% e foshnjave ushqehen me gji
“Ta bëjmë ushqyerjen me gji në punë, punë”-ky është apeli që iu drejtohet të gjitha qeverive të botës, nga UNICEF dhe OBSH në javën Botërore të Ushqyerjes me gji.
Ekspertët theksojnë nevojën për mbështetje më të madhe të ushqyerjes me gji në të gjitha vendet e punës për të mbështetur dhe përmirësuar progresin në normat e ushqyerjes me gji në nivel global.
Në dekadën e fundit, prevalenca e ushqyerjes ekskluzive me gji është rritur me 10 pikë përqindje. Aktualisht 48 % e bebeve në nivel global, ushqehen vetëm me gji.
Por OBSH ka vendosur si objektiv që kjo shifër të arrij në 70% deri në 2030.
Sipas raportit, normat e ushqyerjes me gji bien ndjeshëm për gratë kur ato kthehen në punë, ky ndikim negativ mund të ndryshohet kur vendet e punës lehtësojnë nënat që të vazhdojnë të ushqejnë me gji foshnjat e tyre.
Ekspertët pohojnë se ushqyerja me gji mbron foshnjat nga sëmundjet e zakonshme infektive dhe rrit sistemin imunitar të tyre.
Foshnjat që nuk ushqehen me gji kanë 14 herë më shumë gjasa të humbasin jetën para se të mbushin 1 vjeç.
UNICEF dhe OBSH u kanë bërë thirrje qeverive, donatorëve, shoqërisë civile dhe sektorit privat që të shtojnë përpjekjet për të siguruar një mjedis mbështetës të ushqyerjes me gji për të gjitha nënat që punojnë, duke përfshirë ato në sektorin informal ose me kontrata të përkohshme, duke pasur akses në pushimet e rregullta të ushqyerjes me gji dhe lehtësira që u mundësojnë nënave të vazhdojnë t’i ushqejnë fëmijët me gji pasi të kthehen në punë.
LEXONI GJITHASHTU:
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
Katari dhe Pakistani diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme, pjesë nga bisedimet
Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 16:42 Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
- 16:41 Komisioni Evropian prezanton paketë për thjeshtimin e taksave, kursime deri në 8 miliardë euro në vit
- 16:38 Lavrov: Moska mbetet e angazhuar ndaj marrëveshjeve të arritura mes Putinit dhe Trumpit
- 16:37 Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
- 16:22 Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 16:19 Le Pen komenton përplasjen Trump-Meloni: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendev