Masakër në Brazil, 45 të vrarë gjatë ndërhyrjes së policisë në lagjet periferike

3 Gusht 2023 | 15:58

Tre operacione të policisë, të zhvilluara në tre rajone të ndryshme të Brazilit, kanë lënë pas të paktën 45 persona të vdekur.

Në operacionin e fundit, në Rio de Zhaneiro, policia deklaroi se kishte reaguar në një shkëmbim zjarri në një lagje periferike, duke vrarë 10 persona.

Më herët, 16 persona humbën jetën në përleshjet e armatosura që u verifikuan gjatë operacionin 5-ditor të zhvilluar në Sao Paolo, i koduar “Mburoja”.

Ndërsa në rajonin veri-lindor të Bahias, autoritetet lokale njoftuan se 19 të dyshuar kanë mbetur të vrarë që prej së premtes.

Gjithashtu, gjatë operacionit në Sao Paolo u arrestuan 58 persona. Aksioni policor atje nisi pasi një oficer i forcave speciale mbeti i vrarë në qytezën bregdetare Garuja.

Operacioni në këtë lokalitet u kritikua nga ministri i Drejtësisë së Brazilit, Flavio Dino, i cili tha se reagimi i forcave të rendit nuk ishte në përpjesëtim me krimin e kryer.

Edhe Amnesty International reagoi lidhur me ngjarjen, duke deklaruar se ndërhyrja e policisë ishte qartazi një hakmarrje për oficerin e vrarë.

Ndërsa në Rio de Zhaneiro, një bos i drogës dhe një trafikant ishin mes 10 personave që u vranë të mërkurën. 4 të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë një oficer policie.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026