Përmbytjet në vend, Basha: Nuk është koha për politikë por qeveria mund të kishte parandaluar shumë dëme
Përmes një postimi në Twitter, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tregoi se gjendja e qyteteve të prekura nga përmbytjet mund të ishte menaxhuar më mirë.
Sipas tij masat e marra nga qeveria mund të kishin parandaluar shumë dëme edhe pse, siç u shpreh Basha, nuk është koha për të bërë politikë.
“Nuk është koha për politikë por nuk mund të mohohet se gjendja mund të ishte ndryshe. Edhe përpara forcave të natyrës, menaxhimi i mirë nga qeveria mund të kishte parandaluar shumë dëme,” – thuhej në postimin e tij.
Së fundmi kryedemokrati theksoi se ai dhe Partia Demokratike do të bëjnë gjithçka kanë në dorë për të dhënë ndihmën e tyre.
“Partia Demokratike dhe unë do të bëjmë çdo gjë që mundemi për të dhënë ndihmën tone,” – tha Basha.
Nuk është koha për politikë por nuk mund të mohohet se gjendja mund të ishte ndryshe. Edhe përpara forcave të natyrës, menaxhimi i mirë nga qeveria mund të kishte parandaluar shumë dëme. Partia Demokratike dhe unë do të bëjmë çdo gjë që mundemi për të dhënë ndihmën tonë. pic.twitter.com/KVEiDMhpq8
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 10, 2021
Lexoni gjithashtu:
Përditësimi i situatës në qytetet e Shqipërisë për shkak të kushteve të motit
1600 ha tokë nën ujë, Buna dhe Drini në pikën kritike, dëmtohet ujësjellësi
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta