Në ankand koleksioni i legjendës së “Queen”, mund të arrijë në 6 mln paund

4 Gusht 2023 | 15:25

Shtëpia e ankandit “Sotheby” ka vënë në dispozicion të publikut në Londër mbi 1 mijë e 500 sende, kryesisht veshje, që i përkisnin yllit të muzikës Freddie Mercury.

Objektet do të dalin në shitje në një event të shumëpritur, që do të mbahet nga data 6 deri më 8 shtator.

Gjithçka bëhet me dëshirën e Mary Austin, ish-partnerja e vokalistit legjendar të The Queen, që deri më sot është kujdesur për trashëgiminë e tij.

Koleksioni, që sipas vlerësimeve paraprake pritet të arrijë vlerën e 6 milionë stërlinave, përfshin kostume skene, këpucë me shkëlqim, apo kurorën e klonuar të Shën Eduardit me peliçen sintetike prej kadife të kuqe, të veshur gjatë turit të fundit botëror të Queen në vitet ‘80.

Gjithashtu, në shitje do të dalë edhe teksti i shkruar me dorë nga vetë këngëtari i këngës që konsiderohet si himni i bandës britanike, “We are the Champions”, që mund të kapë vlerën e 200 mijë stërlinave.

I lindur në Zanzibar nga prindër me origjinë persiane, Freddie Mercury vdiq nga sëmundja e SIDA-s në vitin 1991.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026