Shkumbini del nga shtrati, prurjet e ujit përmbytin tokat bujqësore

10 Janar 2021 | 19:34

Reshjet e dendura të shiut në tre ditët e fundit kanë rritur prurjet në lumin Shkumbin, duke bërë që ai të dalë nga shtrati në disa zona problematike përgjatë gjithë rrjedhës së tij.

Problemet e para kanë filluar në fshatrat Vidhas dhe Pajovë në Elbasan, ku dalja e lumit nga shtrati ka shkaktuar përmbytjen e disa hektarëve tokë bujqësore.

Po ashtu probleme janë evidentuar edhe në bashkitë Peqin dhe Rrogozhinë. Ndërkohë më problematike paraqitet situata në bashkinë Divjakë, ku prurjet e ujit rrezikojnë që të përmbysin disa dhjetëra hektarë tokë bujqësore në zonën e Çermës.

Nga autoritetet lokale bëhet me dije se me prurjet e deritanishme të lumit dhe me atë që pritet në bazë të parashikimeve meteorologjike, nuk rrezikohen banesa.

 

Lexoni gjithashtu: 

Përditësimi i situatës në qytetet e Shqipërisë për shkak të kushteve të motit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026