Policia kufitare sekuestron 540 mijë cigare kontrabandë
Policia kufitare në Shkodër njoftoi të hënën për sekuestrimin e 540 mijë paketash cigare kontrabandë, të cilat po transportoheshin nga një kamion me targa serbe.
Për këtë autoritetet shqiptare kanë shpallur në kërkim dy prej administratorëve të firmës që po qarkullonte mallin, të cilët rezultojnë të jenë jashtë Shqipërisë.
Në njoftimin për shtyp Dogana e Hanit të Hotit tha se ka kryer fillimisht kontroll të dokumenteve të ngarkesës nga ku ka rezultuar se asnjë nga sasia e deklaruar nuk kishte pullë fiskale gjë që ka sjellë edhe masën e sekuestros.
“Sipas përllogaritjeve, nëse kjo sasi do të hidhej në treg, detyrimi doganor i munguar do të ishte 86.6 milionë lekë, ndërsa penaliteti 260 milionë lekë,” – tha në deklaratën për shtyp dogana.
Administratori i kompanisë, me inicialet S.S dhe babai i tij, janë vënë në kërkim dhe sipas verifikimeve të bëra nga autoritetet shqiptare me verifikimet në sistemin TIMS rezultojnë jashtë Shqipërisë.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur