Maldive, Gjykata i ndalon kandidimin ish-presidentit

6 Gusht 2023 | 11:52

Gjykata Supreme e Maldives konfirmoi të dielën se ish-presidenti Abdulla Yameen Abdul Gayoom, i cili është i burgosur, e ka të ndaluar të garojë në zgjedhjet presidenciale në shtator.

Ky vendim është një tjetër goditje për Partinë Progresive të Maldives (PPM), e cila e shpalli Yameenin kandidat të partisë për zgjedhjet e reja, para se ai të dënohej me burg në dhjetor për korrupsion dhe shpëlarje parash derisa ishte president.

Yameen, 64 vjeç, është duke e kryer një dënim me 11 vjet burgim.

Gjykata Supreme e mbajti në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur Zgjedhor për t’ia ndaluar Yameenit garimin për president më 9 shtator.

PPM-ja nuk e kishte nominuar asnjë kandidat tjetër për president, duke shpresuar se Yameeni do të ishte në gjendje të garonte pas ankesës në Gjykatën Supreme.

Afati i fundit për dorëzimin e kandidatëve për president ishte 3 gushti, por u zgjat për katër ditë, deri të hënën e 7 gushtit.

Presidenti Ibrahim Mohamed Solih, i cili e mposhti Yameenin në zgjedhjet e shtatorit 2018, po garon për t’u rizgjedhur.

PPM-ja shpresonte se do ta sfidonte seriozisht Solihun, por burime brenda partisë kanë thënë në kushte unanimiteti për agjencinë franceze të lajmeve, AFP, se ata mund ta mbështesin tani një kandidat të jashtëm.

Në kulmin e pushtetit të tij, Yameeni i burgosi apo detyrojë të ikin në mërgim figurat politike që i vlerësonte si kërcënim për sundimin e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026