“Niko Peleshi, në syrin e ciklonit”, Lita: S’do ta kalojë lehtë rastin e Zall Herrit
Gazetari Lavdrim Lita ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth skandalit në repartin ushtarak të Zall Herrit ku u gjet një parcelë me 125 rrënjë kanbis.
Lita tha se ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nuk mund ta kalojë këtë skandal me një deklaratë të thjesht shtypi, sidomos në kohën kur ai akuzohet edhe për çështje të tjera.
“Nga ana politike, Ministri i Mbrojtjes nuk mund ta kaloj kaq lehtë, se nëse në rastin e ruajtjes së repartit të Gramshit doi disa herë në media, për të marrë meritat, këtë rast nuk mund ta kalojë me një deklaratë të thatë shtypi.
Sidomos kur ai është në syrin e Ciklonit për akuza të tjera që lidhen me inceneratorët, me bursat e studimit në ushtri. Këto janë probleme të tjera që janë ngritur ndaj zotit Peleshi. Ministria është një ministri të cilës nuk i kanë munguar problemet dhe akuzat ndaj saj”,-tha gazetari Lavdrim Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
Jo më Ruanda, zbulohet tjetër shtet ku Britania pritet t’i çojë azilkërkuesit
Spahiu: Rritja e çmimeve të shtëpive frenohet duke ndaluar blerjet e të huajve
Spahiu: Prokurorë të huaj, po zbardhin miliona mesazhe të zyrtarëve shqiptarë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në