Kreu i PD-së Lulzim Basha: Rama dhe ministrat kanë trefishuar pasuritë e tyre

11 Janar 2021 | 13:44

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, referuar një shkrimi të publikuar nga “BIRN” thotë se varfëria është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare, ndërsa Rama dhe ministrat kanë trefishuar pasuritë e tyre.

“Ndërsa ekonomia po rrënohet çdo ditë, papunësia rritet dhe varfëria është ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarëve, Rama dhe ministrat e tij kanë trefishuar pasuritë e tyre”, shkruan Basha. 

Më tej z. Basha shprehet se shqiptarët kanë nevojë për një qeveri, e cila të mos kujdeset thjesht për vete, por t’iu shërbejë me korrektësi qytetarëve.

“Rama dhe qeveria e tij kujdesen vetëm për vete. Mjaft është mjaft! Është koha për ndryshim, është koha për një qeveri që kujdeset për qytetarët, dhe jo për veten”, thuhet  në shënimin e kryedemokeratit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026