Zgjedhjet në veri, Kosova nis procedurat për udhëzimin e ri administrativ
Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për hartimin e një udhëzimi administrative i cili do të përdoret si bazë ligjore për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit.
Ministri i pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, tha se ky udhëzim do të jetë i gatshëm në shtator dhe bazohet në ligjin për vetëqeverisjen lokale.
“Ky nuk është një udhëzim administrativ për veriun e Kosovës, por buron nga ligji për qeverisje lokale”, -tha Elbert Krasniqi, ministër i administrimit të pushtetit lokal
Por, pse nevojitet ky udhëzim administrativ, nëse ligji aktual parashikon procedurat. Arsyet i tregojnë njohësit e këtyre çështjeve.
“Ajo që nuk është rregulluar me ligj duhet të rregullohet me ligj, në këtë rast ministria po synon ta rregulloj përmes udhëzimit administrativ”, -tha Ehat Miftari, IKD
Megjithatë, sipas opozitës, peticioni nuk është mënyra më e mirë pasi mund të keqpërdoret.
“Nuk besoj se ky mekanizmi i peticionit është mjet adekuat për të zgjidhur problemet politike, sepse kjo mund të riciklohet”,-tha Imri Ahmeti, LDK
Edhe Miftaraj thotë se peticioni nuk është zgjidhja e duhur.
“Zgjidhja më e lehtë më e pranueshme dhe e shpejtë e pa shpenzime financiare është dorëheqja e kryetarëve të komunave në pjesën veriore”,-tha ai.
Për Bashkimin Europian dorëheqja e kryetarëve të komunave veriore nga detyra është mënyra më e mirë dhe më e shpejt për të shkuar në zgjedhje, por diçka e tillë ka qenë e papranueshme për institucionet e shtetit të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet