VIDEO| Ariu thyen kafazin dhe “arratiset” nga avioni, shtyhet fluturimi në Dubai

7 Gusht 2023 | 17:27

Një ari që po transportohej të premten në një avion që  fluturonte nga Bagdadi për në Dubai, shkaktoi vonesa pasi u arratis nga kafazi në bagazhin e ngarkesave.

Një video e shpërndarë në rrjete sociale tregon grabitqarin duke ecur rreth ndarjes së ngarkesave të avionit.

Një burrë shihet duke shtrirë dorën në gropë dhe duke përkëdhelur në kokë kafshën e madhe.

‘’Ariu u mor nga një ekip specialistësh në Dubai dhe u hoq nga avioni’’, bëri me dije kompania ajrore në një deklaratë të ndarë me CNN.

Iraq Airëays këmbënguli se nuk ishte fajtor për arratisjen e kafshës, për të cilën tha se ndodhi “për arsye jashtë kontrollit të kompanisë”.

Kompania ajrore tha më tej se procedurat për transportin e ariut janë kryer në përputhje me ligjin dhe me procedurat dhe standardet e miratuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.

“Ekuipazhi i avionit u koordinua me autoritetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili dërgoi një ekip të specializuar për të qetësuar kafshën dhe për ta hequr atë nga avioni”, vazhdoi deklarata e linjës ajrore. “Pas kontrollimit të avionit dhe sigurimit që nuk kishte dëme nga ky incident, fluturimi vijoi për në Bagdad”.

Të hënën, ministria irakiane e transportit shprehu për CNN se në fakt ishin dy arinj në bordin e fluturimit, ku njëri prej tyre theu kafazin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026