Përmbytjet në Slloveni, shkon në 6 numri i viktimave
Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga shirat e mëdha dhe vërshimet në Slloveni është rritur në gjashtë, raportuan mediat lokale të hënën.
Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, i ka përshkruar shirat rrëshek dhe vërshimet e mëdha të cilat e goditën vendin e Alpeve me dy milionë banorë si fatkeqësinë më të madhe natyrore që nga shpallja e pavarësisë tri dekada më parë.
Shirat dhe rrëshqitjet e dheut, që nisën të enjten, kanë përmbytur pjesë të mëdha të Sllovenisë qendrore dhe veriore, duke e bllokuar qasjen në fshatra dhe duke e penguar trafikun.
Të dielën, ekipet emergjente e nxorën trupin e një burri 35-vjeçar nga një lumë afër fshatit Mirna Perc, në lindje të vendit.
Një burrë tjetër, i cili po merrte pjesë në operacionet e pastrimit, u gjet i vdekur pasi kishte rënë në një gropë uji pranë qytetit Kamnik, afër Lubjanës, raportuan mediat lokale.
Trupat e dy sllovenëve dhe dy qytetarëve holandezë u gjetën më herët.
Të hënën, punëtorët e shpëtimit u përpoqën t’i hapnin rrugët në vendet e thella dhe izoluara, derisa edhe i vlerësuan dëmet, për të cilat Qeveria e vendit ka thënë se mund ta tejkalojnë shifrën e 500 milionë eurove.
Sllovenia, anëtare e Bashkimit Evropian (BE), i ka kërkuar ndihmë bllokut, në veçanti makineri të rënda, si ekskavatorë dhe ura të përkohshme të parafabrikuara, për t’u përballur me pasojat e vërshimeve. Ajo i ka kërkuar edhe NATO-s t’i ofrojë helikopterë dhe ushtarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta