Bashkëpunonin në trafikimin e emigrantëve, arrestohen 2 persona, në kërkim 1 tjetër
Policia e Gjirokastrës ka arritur të vendosë në pranga dy persona të cilët bashkëpunonin në trafikimin e emigrantëve të paligjshëm, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
I riu A.B. 26 vjeç dhe e reja A. K. 23 vjeçe monitoronin rrugën përmes së cilës transportoheshin 8 emigrantë, për të shmangur patrullat e Policisë.
Ndërkohë, policia ka njoftuar se vijon punën për kapjen 25-vjeçarit që drejtonte automjetin me të cilin po transportoheshin emigrantët.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 69”, u vunë në pranga shtetasit A. B., 26 vjeç, banues në Krujë dhe A. K., 23 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga veprimet hetimore rezulton se të dy këta shtetas monitoronin duke lëvizur me automjet, aksin rrugor “Ura e Dragotit – Ura e Leklit”, përmes të cilit shtetasi G. M., 25 vjeç (i shpallur në kërkim gjatë operacionit) transportonte me një automjet tjetër, kundrejt shumës 500 euro/person, 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së. Monitorimi i rrugës kryhej nga 2 të arrestuarit, për të shmangur prezencën e patrullave të Policisë.
Vijon puna për kapjen e shtetasit G. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë