Radhë e gjatë në Qafë Thanë/ Qytetarët: E padrejtë, presim më shumë se 1 orë në kufi

7 Gusht 2023 | 15:50

Mungesa e personelit të palës maqedonase ka sjellë reduktim të sporteleve në hyrje të Shqipërisë.

Në kushte të tilla autoritetet tona në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë iu kanë kërkuar homologëve maqedonas të punojnë me procedurë të përshpejtuar të shtetasve me pasaportë maqedonase gjë e cila nuk është pranuar nga policia e vendit fqinj.

Në kushte të tilla shtetasit shqiptarë dhe të huaj ka qenë të detyruar të presin për më shumë se 1 orë për të kaluar Qafë Thanën drejt Shqipërisë.

“Kjo s’ka ndodhur asnjëherë. Ne jemi nga fshati i Strugës këtu, të presësh një orë për t’u futur në kufi, kjo është padrejtësi. Ballkani i hapur do të thotë të mos kesh kufi”,-tha një qytetar.

Prej datës 1 Gusht kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se  70 mijë shtetas ndërkohë që në të njëjtën periudhë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë kanë hyrë rreth 42 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026