Vrau me grushte biznesmenin, 33-vjeçari është djali i anëtares së KLP-së

7 Gusht 2023 | 19:01

Autori i vrasjes me grushte të biznesmenit të ndërtimit Armando Meshau, Rei Meta është djali i Nurihan Metës, anëtares së KLP- së.

Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania, djali i anëtares së KLP, Rei Meta është futur sekser për një pronë, për të cilën nuk mbaroi punë dhe ndërtuesi Armando Meshau e kishte zgjidhur me palë të treta.

Megjithatë Rei Meta pretendonte që për ” punën ” ndërtuesi duhet ti jepte një apartament, të cilin ai nuk pranoi tja kalonte në pronësi. Konflikti mes tyre kishte 7-8 muaj ndërsa sot rreth orës 11:45, në një qendër interneti, në lagjen “Hajro Çakërri”, të qytetit të Vlorës, shkoi deri në tragjedi.

Viktima ishte në një pikë interneti për të printuar dokumente dhe ka nisur të konfliktohet me 33-vjeçarin për shkak të mosmarrëveshjeve për një banesë.

Mësohet se brenda pikës së internetit Armando Meshau e ka ofenduar dhe i ka thënë 33-vjeçarit që “s’ke për ta marrë apartamentin”, duke përdorur edhe fjalë banale.

Konflikti më tej ka degjeneruar në përdorimin e dhunës fizike, ku personi tashmë i arrestuar nga policia e qëlloi dy herë me grusht në fytyrë, duke i shkaktuar vdekjen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026