Aksident në Vlorë/ Benzi përplas motorin, dy të lënduar

7 Gusht 2023 | 19:15

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident i ndodhur këtë të hënë në fshatin Novoselë.

Drejtuesi A.I. i një Benzi ka përplasur një motor në të cilin udhëtonte M. M., 20 vjeç, si dhe një person tjetër.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar e janë shoqëruar në Spitalin Rajonal Vlorë të dy personat që ndodheshin në motor.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:40 , në qendër të fshatit “Novoselë”, automjeti tip Benz me drejtues shtetasin A. I., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi M. M., 20 vjeç, me të cilin udhëtonte dhe një shtetas tjetër, të dy  banues në Novoselë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 20 vjeçari  dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në  Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026