“Po stërvitem gjithë ditën”, titanët e teknologjisë gati për përballjen fizike

8 Gusht 2023 | 12:04

Jemi në epokën e teknologjisë, ku lufta në çdo gjë po zhvillohet për botën virtuale, cilat rrjete apo aplikacione janë më të suksesshme.

Por për të treguar forcën e tyre, dy bosët e teknologjisë Mark Zuckerberg dhe Elon Musk do të përballen në mënyrën më tradicionale. Ata do të ndeshen në boks në një kafaz të mbyllur.

Në një postim në aplikacionin e ri të mediave sociale Threads, Zuckerberg i cili është i apasionuar pas arteve marciale tha se kishte propozuar 26 gushtin për përballjen.

Pas një postimi në X në të cilin Musk pretendonte se po stërvitej “gjatë gjithë ditës”, Zuckerberg shkroi: “Unë jam gati sot, por ai nuk e ka konfirmuar”.

Të dy u bënë konkurrentë të drejtpërdrejtë në korrik me lançimin e aplikacionit  Threads.

Manjatët e mediave sociale janë përplasur me njëri-tjetrin muajt e fundit, me Musk që pretendoi se lufta e tyre do të transmetohej drejtpërdrejt në platformën e tij të mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter. Ai tha se çdo të ardhur nga një ndeshje do të shkonte për bamirësitë e veteranëve. Kur u pyet se cili ishte qëllimi i ndeshjes nga një përdorues i X, Musk u përgjigj: “Është një formë e civilizuar lufte. Burrat e duan luftën.”

Zuckerberg u përgjigj me ironi në sugjerimin se lufta do të transmetohej në X, duke postuar: “A nuk duhet të përdorim një platformë më të besueshme që mund të mbledhë para për bamirësi?”

Tanimë mbetet të presim se kur do të përballen titanët e teknologjisë dhe cilat do të frytet sa do të ndikojë eventi në mediat e tyre sociale?

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026