“Ukraina, njohje informale për Kosovën”, analisti Eduard Joseph: E quan shtet sovran
Analisti Eduard Joseph ishte këtë të martë në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania për të folur rreth letrës së dërguar BE dhe SHBA-së nga Deputetja britanike, Alicia Kearns, dhe eurodeputeti ukrainas, Oleksandr Merezhko, për raportin Kosovë-Serbi.
Analisti tha ndër të tjera se Oleksandr Merezhko ka nënshkruar që e njeh Kosovën si një shtet sovran, kjo sipas tij është një lloj njohje informale e Kosovës nga ana e Ukrainës.
“Merezhko e di se implikimi i një nënshkrimi që e njeh Kosovën si një shtet sovran është një formë e njohjes së Kosovës nga ana e Ukrainës, një lloj njohje informale.
Zgjidhja për çështjen aktuale do të trajtohet nga njohja e Kosovës nga pala e Ukrainës, sepse kjo do bënte që katër shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, do e njohin atë. Me hapat përpara drejt njohjes marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kanë për të ndryshuar”,-tha analisti Eduard Joseph.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq