Studimi: Ndotja e ajrit një nga faktorët që nxit rezistencën e antibiotikëve
Një studim i ri global ka zbuluar se rritja e niveleve të ndotjes së ajrit lidhet me rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve që është një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njeriut.
Shkencëtarët kanë marrë në studim të dhënat e 116 vendeve për gati dy dekada dhe kanë dalë në përfundimin se rritja e infeksioneve dhe baktereve rezistente ndaj antibiotikëve mund të lidhet me ndotjen e ajrit.
Edhe pse keqpërdorimi dhe përdorimi i tepërt i antibiotikëve është ende shtytësi kryesor i rezistencës ndaj antibiotikëve, analiza e re tregon se ndotja e ajrit mund të jetë gjithashtu një faktor kontribuues.
Ata zbuluan se PM2.5 apo grimcat e pluhurit janë një nga faktorët kryesorë që nxit rezistencën ndaj antibiotikëve. Sipas të dhënave çdo 1 % rritje e ndotjes së ajrit lidhej me rritje të rezistencës ndaj antibiotikëve midis 0.5 dhe 1.9 %.
Deri në vitin 2050, rezistenca ndaj antibiotikëve mund të rritet me 17 për qind nëse politikat për ndotjen e ajrit nuk ndryshojnë.
Të dhënat e përdorura për analizën përfshinin më shumë se 11.5 milionë izolime testuese dhe mbulonin nëntë patogjenë bakterialë dhe 43 lloje antibiotikësh.
Rezistenca ndaj antibiotikëve është kur ilaçet e përdorura për trajtimin e infeksioneve bakteriale bëhen më pak efektive.
Kjo konsiderohet si një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin global, me një numër në rritje të infeksioneve si pneumonia dhe tuberkulozi duke u bërë më të vështira për t’u trajtuar, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe