Rikthehen rastet me covid-19/ Mjekët: Shtohen të infektuarit, të prekur edhe fëmijë
Covid-19 është rikthyer. Në qendrat shëndetësore mjekët e familjes pohojnë se ka patur fluks të infektuarisht në javën e fundit. Mes të cilëve ka edhe fëmijë.
“Në ditët e para të gushtit po vëmë re një numër që po rritet, sot kanë qenë 5 raste të reja të infektuara me Covid, vetëm në një zonë. Nuk mund të them statistikën ditore, por duket një trend i shtuar”,-tha Brunilda Shiroka mjeke familje
Rastet e infektuara janë nga të lehta deri tek më të rënduar dhe që kanë nevojë për trajtim mjeksor.
“Nuk di të them se cili variant është specifikuar në këtë përhapje, por agresiviteti duket më i ulët, por intensiteti dhe shpeshtia e përhapjes duket e lartë”, tha Brunilda Shiroka, mjeke familje.
Pavarësisht testeve pozitive dhe qarkullimit, ende nuk dihet nëse në vendin tonë ka mbërritur varianti i ri i Covid që është identifikuar në disa vende të Evropës.
“Temperatura dominon, vazhdon të jetë temperaturë intensive, nuk zgjat 5 ditë, por 3 ditë me temperaturë 38-39, dobësia trupore dhe djersa, janë dy nga simptomat që kemi parë”,-tha mjekja.
Pavarësisht se OBSH e hoqi emergjencën mjekësorë të Covid, mjekët kërkojnë që të mos anashkalohen rregullat e higjienës për tu mbrojtur nga infektimi me virusin pandemik.
LEXONI GJITHASHTU:
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori