“Burrat e duan luftën” Musk dhe Zuckerberg drejt ndeshjes në kafaz, data e propozuar
Jemi në epokën e teknologjisë, ku lufta në cdo gjë po zhvillohet për botën virtuale cilat rrjete, cilat aplikacione janë më të suksesshme.
Por për të treguar forcën e tyre dy bosët e teknologjisë Mark Zuckerberg dhe Elon Musk do të përballen në mënyrën më tradicionale. Ata do të ndeshen në boks në një kafaz të mbyllur.
Në një postim në aplikacionin e ri të mediave sociale Threads, Zuckerberg i cili është i apasionuar par arteve marciale tha se kishte propozuar 26 gushtin për përballjen.
Pas një postimi në X në të cilin Musk pretendonte se po stërvitej “gjatë gjithë ditës”, Zuckerberg shkroi: “Unë jam gati sot, por ai nuk e ka konfirmuar”.
Të dy u bënë konkurrentë të drejtpërdrejtë në korrik me lançimin e aplikacionit Threads.
Manjatët e mediave sociale janë përplasur me njëri-tjetrin muajt e fundit, me Musk që pretendoi se lufta e tyre do të transmetohej drejtpërdrejt në platformën e tij të mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter. Ai tha se çdo e ardhur nga ndeshja do të shkonte për bamirësitë e veteranëve. Kur u pyet se cili ishte qëllimi i ndeshjes nga një përdorues i X, Musk u përgjigj: “Është një formë e civilizuar lufte. Burrat e duan luftën.”
Zuckerberg u përgjigj me ironi në sugjerimin se lufta do të transmetohej në X, duke postuar: “A nuk duhet të përdorim një platformë më të besueshme që mund të mbledhë para për bamirësi?”
Tanimë mbetet të presim se kur do të përballen titanët e teknologjisë dhe cilat do të frytet sa do të ndikojë eventi në mediat e tyre sociale?
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump
Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump