Stuhia në lindje të SHBA-së, raportohet për dy të vdekur
Të paktën dy njerëz kanë vdekur, mijëra fluturime janë anuluar apo shtyrë, dhe më shumë se një milion shtëpi kanë mbetur pa rrymë, për shkak të një stuhie të fuqishme të shoqëruar me breshër në lindje të Shteteve të Bashkuara (SHBA).
Viktimat janë një djalosh 15-vjeçar nga Kalifornia e Jugut, i cili vdiq pasi e zuri lisi derisa po dilte nga vetura e vet, dhe një 28-vjeçar nga Alabama, i cili u godit nga vetëtima, raporton Zëri i Amerikës.
Paralajmërimi për tornado u bë në 10 shtete nga Tenesi deri në Nju Jork. Shërbimi Kombëtar i Motit (SHKM) tha se ky paralajmërim mbulon 29.5 milionë njerëz.
Të hënën, më shumë se 2.600 fluturime u anuluan dhe gati 7.900 u vonuan.
Në Marilendë, SHKM lëshoi alarm për paralajmërimin e vështrimeve të martën.
Mediat amerikane raportuan se kulmet e shumë shtëpive u shkatërruan plotësisht nga stuhia në disa shtete, e cila rrëzoi lisa dhe shtylla elektrike.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut