Mbytet varka me 41 emigrantë në Itali, vetëm 4 të mbijetuar
Dyzet e një emigrantë vdiqën pasi një varkë e vogël, e cila ishte nisur nga Tunizia, u mbyt ndërsa lundronte në ngushticën e Siçilisë.
Nga mbytja e varkës pati vetëm 4 të mbijetuar, tre burra dhe një grua, të cilët u shpëtuan nga një anije malteze që transportonte mallra.
Të mbijetuarit, me origjinë nga Bregu i Fildishtë dhe Guinea, zbarkuan në Lampedusa, ku u thanë ushtarëve të rojes bregdetare se në anije ishin gjithsej 45 persona, përfshirë 3 fëmijë.
Pas rreth 6 orësh lundrim, varka prej 7 metrash u përmbys për shkak të një dallge të madhe. Të gjithë emigrantët, sipas të mbijetuarve, përfunduan në det.
Vetëm 15 kishin jelek shpëtimi, por gjithsesi u mbytën.
As anija malteze, “Rimona” që i shpëtoi, as varkat e patrullës së Rojës Bregdetare nuk gjetën asnjë trup.
Kjo pasi të katërt të mbijeturait u shpëtuan disa ditë pas mbytjes së anijes dhe në një distancë nga vendi ku ndodhi tragjedia.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 11:08 E fundit/ Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim