Mbillnin dhe shisnin kanabis në lokalin në plazh, arrestohen pronarët në Krorëz

9 Gusht 2023 | 11:05

Pronarët e dy lokaleve në plazhin e Krorëzës janë arrestuar nga policia, pasi hapësirën mes dy bizneseve të tyre e kishin shndëruar në një parcelë për mbjelljen e kanabisit.

Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim dhe një bashkëpronar tjetër të një prej lokaleve, si dhe ka proceduar penalisht kamerierin, për moskallëzim të krimit.

Pronarët krahas kultivimit e përdorni ambientin e biznesit dhe si vend për shitjen e lëndës narkotike për turistët.

Policia ka sekuestruar një sasi kanabisi dhe municioni, si dhe ka djegur bimët narkotike të kultivuara.

“Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan shtetasit A. N., 28 vjeç dhe E. I., 39 vjeç, të dy banues në Sarandë; u shpall në kërkim shtetasi K. V., 28 vjeç, banues në Himarë dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Th. M., 19 vjeç, banues në fshatin Piqeras dhe F. K., 25 vjeç, banues në Himarë”, njofton policia.

Po në të njëjtin plazh, efektivët kanë sekuestruar çadrat dhe shezlongët e një biznesi tjetër i cili nuk ishte i pajisur me lejen përkatëse.

“Në vijim të këtij operacioni, u konstatua se për llogari të një lokali tjetër, gjithashtu në plazhin e Krorëzës, ishte pushtuar hapësirë publike, me qëllim vënien e çadrave dhe shezlongëve, pa autorizim. Për këtë rast, u procedua penalisht administratori i këtij lokali, shtetasi F. K., si dhe u sekuestruan çadrat dhe shezlongët”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026