Hera e dytë që aksidentohet në detyrë, kush është efektivja që u përplas në Vorë

9 Gusht 2023 | 11:25

Efektivja e Policisë Rrugore e cila u aksidentua në detyrë nga përplasja e dy makinave në Vorë është Arta Shurbi, policja që shihni në foton e mësipërme.

Efektivja është dërguar me urgjencë në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ajo u dëmtua në afërsi të një karburanti, nga përplasja e dy automjeteve.

Kjo nuk është hera e parë që Arta Shurbi aksidentohet në detyrë, pasi ajo është përplasur në vitin 2021 nga një makinë tek rrethrrotullimi i Casa Italias, teksa drejtonte trafikun.

“Më datë 15.01.2021, rreth orës 12:55, tek Cassa Italia, mjeti me drejtues K. V, ka aksidentuar  punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor shtetasen  A. Sh, aktualisht në shërbim, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë  vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftonte policia asokohe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026