Dhuna e tifozëve turq në Tiranë, UEFA dënon klubin e Besiktasit

9 Gusht 2023 | 14:07

Ekipi turk i Beshiktashit është dënuar për dhunën e tifozëve të saj gjatë ndeshjes me Tiranën në 3 gusht. UEFA ka ndëshkuar me 40 mijë euro ekipin dhe luajtjen e një ndeshje pa tifozë. Ndëshkimi për tifozët është lënë pezull, nëse incidentet do të përsëriten sërish gjatë dy viteve të fundit.

Vendimi është marrë të martën në mbrëmje, pas verifikimit të incidenteve të rënda që ndodhën në kryeqytetin shqiptar. Tifozët turq shkaktuan incidente në nisje të sfidës në “Air Albania”. Ata u përleshën me tifozët shqiptarë, si dhe dëmtuam disa stola të stadiumit. Incidentet bënë që ndeshja të nis rreth 20 minuta me vonës.

Problemet me tifozët vijuan edhe në përfundim të ndeshjes. Jashtë stadiumit pati sërish incidentet mes tifozerisë. Rreth 15 tifozë turq dhe shqiptarë u shoqëruan në polici në përfundim të sfidës.

Në vendimin e UEFA ka një zbutje të dënimit për futbollistin turk Artur Musuaku. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër. UEFA e ka ulur me një ndeshje pezullimin nga dy që parashikohej të ishte.

Ekipi i Tiranës humbi 0-2 kundër Besiktas në “Air Albania”, në ndeshjen e kthimit në turin e dytë të Conference League.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026