78-vjetori i Nagasakit, Kishida: Çarmatosja bërthamore, gjithnjë e më e vështirë

9 Gusht 2023 | 14:19

Nagasaki shënoi të mërkurën 78-vjetorin e bombardimeve atomike amerikane, me kryetarin e bashksië së qytetit që u bëri thirrje fuqive botërore të asgjësojnë armët bërthamore, pasi mbajtja e tyre rrit rreziqet për luftë.

Kryebashkiaku Shiro Suzuki e bëri deklaratën pasi vendet anëtare të grupimit G7 miratuan në maj një dokument mbi çarmatosjen bërthamore, ku bëhej thirrje që përdorimi i armëve të tilla të jetë vetëm në formë parandaluese.

Ndërsa kryeministri Kishida u shpreh përmes një video-mesazhi se rruga drejt një bote të çliruar nga armët bërthamore po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

“Me përçarjen e komunitetit ndërkombëtar mbi çarmatimin bërthamor që po thellohet dhe me kërcënimet bërthamore të Rusisë që vazhdojnë, rruga drejt arritjes së një bote pa armë atomike po bëhet gjithnjë e më e vështirë”, tha Kishida.

Të mbijetuarit e tragjedisë, të cilët kanë mbajtur lutje në Parkun e Paqes, shprehën gjithashtu shqetësimin e tyre për progresin e ngadaltë në procesin e çarmatimit, në një kohë kur realiteti i bombave atomike dhe i pasojave të tyre nuk njihen mirë në të gjithë botën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026