Rubla ruse ra në nivelin më të ulët kundrejt euros që nga marsi i vitit 2022 

9 Gusht 2023 | 14:21

Rubla ruse ra sot në nivelin më të ulët ndaj euros që nga marsi i vitit 2022. Sipas të dhënave nga Bursa e Moskës, sot, për herë të parë që nga 25 marsi i vitit të kaluar, euro në një moment kishte vlerë më shumë se 107 rubla, raporton Kommersant.

Në orën 9:38 të mëngjesit, euro u rrit me 0.37 për qind në 106.8 rubla, ashtu si dollari – me 0.14 për qind në 97.2 rubla, dhe juani kinez – me 0.34 për qind në 13.4 rubla.

Dy ditë më parë, dollari amerikan u rrit mbi 97 rubla për herë të parë që nga marsi i vitit të kaluar.

Në atë kohë, ekspertët ekonomikë theksuan se kjo dinamikë ishte pasojë e furnizimit të pamjaftueshëm të valutës në Rusi në kushtet e reduktimit të eksporteve si dhe kërkesa të larta sezonale për valuta të huaja.

 

LEXONI  GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026