Përmbytjet në Slloveni, Von der Leyen viziton vendin, premton ndihma financiare

9 Gusht 2023 | 16:05

Bashkimi Evropian është zotuar për një paketë që do të ofrojë mbështetje financiare për Slloveninë, në përballjen me situatën e rëndë pas përmbytjeve.

Pasi vizitoi me helikopter shkatërrimet e shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës që kanë prekur zona të shumta të qendrës dhe veriut të Sllovenisë, Ursula von der Leyen deklaroi se Evropa është përkrah popullit slloven.

“Ne ishim me ju që në ditët e para, duke ofruar ndihmat e nevojshme si urat e lëvizshme, ekskavatorët, helikopterët dhe ekipet teknike. Dhe natyrisht, ne do të qëndrojmë këtu për sa kohë të jetë e nevojshme”, tha Von der Leyen.

Shirat e dendura dhe përmbytjet në Slloveni lanë 6 persona të vdekur. Ato u kthyen në katastrofën më të rëndë të vendit që nga pavarësia e tij tre dekada më parë. Qeveria vlerëson se dëmet e shkaktuara kalojnë kuotën e 500 milionë eurove.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Përballë përhapjes së pakontrolluar të zjarreve, qeveria spanjolle shpalli “gjendje të jashtëzakonshme me interes kombëtar” të enjten në mbrëmje deri të premten në rajonin e...
08:06 | 24/07/2026

Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?

Pak para se të skadonte një taksë e përkohshme mbi importet globale, administrata Trump vendosi ​​një valë të re tarifash për më shumë se 80...
07:41 | 24/07/2026

Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se Franca ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për ta ndihmuar në përballimin e një zjarri të madh pranë bregdetit Atlantik të...
07:25 | 24/07/2026