Kryeministri i Sllovenisë: Dëmet nga përmbytjet arrijnë në disa miliardë euro 

8 Gusht 2023 | 09:17

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, tha se dëmet nga përmbytjet katastrofike në atë vend kapin shifrën e disa miliardë eurove.

Golob theksoi se prioritet është ngritja e infrastrukturës bazë, si energjia elektrike dhe uji.
Kryeministri theksoi se ndihmat për Slloveninë kanë filluar të vijnë nga jashtë dhe se makineritë e rënda dhe urat e parafabrikuara janë më të nevojshmet për momentin, njoftoi Radiotelevizioni Slloveni.

Ndihmat tashmë kanë filluar të mbërrijnë, jo vetëm nga BE-ja, theksoi Golob. Ai theksoi se edhe Ukraina dërgoi një helikopter, që, tha ai, do të thotë se “solidariteti me të vërtetë nuk ka kufi”.

Kryeministri tha se këto përmbytje janë fatkeqësia më e madhe në historinë e re të Sllovenisë dhe se Qeveria do të bëjë gjithçka për të ndihmuar njerëzit e prekur nga përmbytjet.

Golob theksoi se qeveria do të ndajë më shumë se 100 milionë euro vetëm për rindërtimin e infrastrukturës pas përmbytjeve. Ai bëri të ditur se në seancën e sotme të Qeverisë do të shqyrtohet edhe pakoja e ndihmës financiare për personat që humbën gjithçka nga vërshimet.

Qeveria sllovene mbajti të hënën një mbledhje për krizën ku u diskutua për dëmet dhe masat për eliminimin e pasojave nga përmbytjet në të cilat infrastruktura ishte më e dëmtuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026