Ulja e çmimeve rrezikon Kinën, parashikohet tkurrje e investimeve në nivel global
Ekonomitë e shteteve europiane janë sfiduar tashmë prej muajsh me radhë me vlerat tejet të larta të inflacionit, por shporta e konsumit në Kinë po bëhet tepër e lirë.
Çmimet e konsumit kinez ranë në deflacion muajin e kaluar. Indeksi i çmimit mesatar të konsumit, i cili mat vlerën e inflacionit në një shtet, ra me 0.3% muajin e fundit tha Byroja Kineze e Statistikave.
Analistët e kishin parashikuar, pasi të dhënat e importi dhe eksportit ranë më shumë se sa pritej në korrik, teksa kërkesa globale për produkte kineze po zbehet.
Të dhënat tregtare dëshmojnë se ekonomia kineze “po zvarritet” më poshtë nga dobësia e kërkesës globale.
Rënia e çmimeve mund të duket tërheqëse për konsumatorët në perëndim. Por deflacioni mund të dëmtoj rritjen ekonomike, pasi sipas ekspertëve, fenomeni nxit konsumatorët të vonojnë blerjen e produkteve, duke menduar se ato do të bëhen më të lira në të ardhmen. Kjo dekurajon kompanitë të rrisin investimet, pasi fitimet tkurren duke sjellë dhe uljen e punësimit.
Prodhuesit kinezë tashmë po përballen me një ngadalësim shitjesh. Mallrat e grumbulluara në pritje të një rritje të kërkesës, pas heqjes së kufizimeve të pandemisë, tani janë nën presion për të ulur çmimet.
Gjithashtu, borxhi publik në rritje si dhe ngërçi në tregun e banesave, sfidon stabilitetin makroekonomik të shtetit aziatik.
Papunësia e të rinjve, po ashtu, është në rekord të lartë. Të dhënat zyrtare tregojnë se aktualisht janë 11,58 milionë të diplomuar në pritje për të hyrë në tregun e punës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut