Pronari dëbon nga plazhi familjen myslimane, shkak vajza e mbuluar me shami
Pronari i një biznesi në Mal të Zi ka dëbuar një familje e cila kishte shkuar për pushime për shkak se vajza e tyre ishte e veshur me hixhab.
Pas këtij incidenti ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiç, i cili ka fajësuar për ngjarjen pronarin e biznesit Dragan Gj.
Ky i fundit është dërguar në ambientet e Departamentit të Sigurisë së Tivarit për deklarim. Axhiç ka theksuar se reagimi i policisë ka qenë i shpejtë, duke shtuar se pret përgjigje nga prokuroria.
Familja kishte shkuar në plazh për të shijuar banjën e diellit. Por situata është bërë e pakëndshme, pasi pronari i plazhit ka ndërhyrë dhe ka reaguar ashpër ndaj veshjes së hixhabit.
View this post on Instagram
“Në pishinën “Rocky Beach” në plazhin e Utjehës nuk lejohet noti me rroba dhe kjo shënohet në tabelën përballë pishinës. Ata mund të notojnë me burka, me hixhab në det, ashtu siç bëjnë, por jo në pishinë”, tha pronari i plazhit, Dragan Gj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta