Blogerja: Hixhabi nuk më pengon për të bërë plazh

21 Korrik 2023 | 19:45

Blogerja Fatime Stojku tha në një intervistë për “Summer Cube” në Euronews Albania se hixhabi, mbulesa që përdorin gratë praktikante të fesë myslimane, nuk e pengon për të bërë plazh.

Ajo ka ndarë në rrjetet e saj sociale disa foto nga plazhi me veshje të përshtatshme për det, për vajzat si ajo, që ndihmojnë edhe të ruhet devotshmëria ndaj besimit, pa lënë anash pjesën argëtuese.

“Për mua, të paktën ashtu siç unë e kam perceptuar pjesën e fesë, çështja e besimit është shumë personale, pra çështja e praktikimit, është midis teje dhe Zotit. Fakti që ti ke zgjedhur të jesh pjesë e një feje nuk do të thotë që ti duhet të largohesh nga të bërit pushime, të ndjekësh shkollën, të studiosh, pra s’ka të bëjë fare me këtë. Ka persona që nuk zgjedhin plazhin, zgjedhin terrenin malor për të bërë pushimet. Unë jam nga ato persona që zgjedh plazhin, por s’ka të bëjë fare me çështjen e fesë, nëse ti dëshiron të shkosh, mund të shkosh dhe ta shijosh në format që ty të bëjnë të lumtur dhe ta bëjnë më të bukur verën,” – u shpreh Stojku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026