Arrestohet një zyrtar në Gjermani, akuzohet për spiunazh për Rusinë

10 Gusht 2023 | 11:02

Një zyrtar qeveritar është arrestuar në Gjermani pasi akuzohet se ka transmetuar informacione sekrete në Rusi.

Sipas BBC, burri është emëruar vetëm si Thomas H, në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë. Ai punonte në një zyrë që merrej me pajisje ushtarake dhe teknologji informacioni.

Pretendohet se ai shkoi me iniciativën e tij në ambasadën ruse në Berlin, si dhe në konsullatën e saj në qytetin e Bonit, ku ofroi shërbimet e tij. Ai u soll para një gjyqtari të mërkurën dhe u ndalua, në pritje të një gjyqi.

“Prokurori federal ka arrestuar një oficer gjerman me dyshimin se punonte për një shërbim sekret të huaj”,-shkroi Ministri i Drejtësisë Marco Buschmann në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter. “Vigjilenca është rend i ditës”.

“Burri dyshohet se ka dorëzuar informacionin e marrë gjatë punës së tij me qëllim që ato t’i kalohen një shërbimi të inteligjencës ruse”,-tha zyra e prokurorit federal. “Ai u arrestua në Koblenz në Gjermaninë perëndimore,shtëpia dhe vendi i tij i punës u kontrolluan”,-shtoi ajo.

Arrestimi erdhi pasi agjencia e sigurisë së brendshme, BfV, paralajmëroi në qershor kundër rrezikut të një “operacioni agresiv spiunazhi rus” ndërsa Moska kryen pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës. Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji që nga pushtimi rus në shkurt të vitit të kaluar.

LEONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të mërkurën se grupi teknik për Iranin do të ritakohet javën e ardhshme, duke parashikuar që takimi të...
18:58 | 24/06/2026

Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore

Miliarderi Bill Gates pretendoi para një komisioni të Kongresit Amerikan se dënimi i abuzuesit seksual Jeffrey Epstein kishte për qëllim ta shantazhonte duke shfrytëzuar marrëdhëniet e tij jashtëmartesore, sipas tekstit të...
18:56 | 24/06/2026

Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit

Irani ka eksportuar 40 milionë fuçi naftë të papërpunuar që nga 15 qershori, me gjysmën e këtij vëllimi të transportuar brenda një dite të vetme,...
18:55 | 24/06/2026