Përhapja e variantit të ri të Covid, OBSH jep të dhëna mbi rrezikshmërinë e EG.5
Një lloj i ri i COVID-19 po përhapet gjerësisht në shumë vende të botës.
EG.5 rrjedh nga varianti Omicron i koronavirusit dhe po rritet në prevalencë globalisht, duke përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-të dhe Kinën.
Ai është zbuluar në 51 vende gjithsej, duke përfshirë Korenë e Jugut, Japoninë, Kanadanë, Australinë, Singaporin, Francën, Portugalinë dhe Spanjën.
Të dhënat më të fundit sugjerojnë se tani ky variant përbën 17.4% të rasteve, një në gjashtë, shifër që OBSH e përshkroi si një “rritje të dukshme”.
Megjithatë, rreziku i shëndetit publik i paraqitur nga EG.5 është vlerësuar si i ulët , sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e OBSH-së për COVID-19 , tha se EG.5 ka një transmetueshmëri të shtuar, por nuk është më i rëndë se variantet e tjera të Omicron.
“Provat e disponueshme nuk sugjerojnë që EG.5 ka rreziqe shtesë për shëndetin publik në krahasim me linjat e tjera të pasardhësve të Omicron që qarkullojnë aktualisht,” tha OBSH në një vlerësim të rrezikut.
Ndërsa EG.5 ka treguar rritje të prevalencës, nuk ka pasur ndryshime të raportuara në ashpërsinë e sëmundjes deri më sot,” shtoi Kerkhove.
EG.5 përfshin nënvariantin EG.5.1, të cilin T. Ryan Gregory, një profesor i biologjisë, e ka mbiquajtur “Eris” në postimet në rrjetet sociale.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vetëm 11% e vendeve po raportojnë shtrime në spital dhe pranime në ICU në lidhje me virusin duke penguar përpjekjet për ta luftuar atë.
Ai u ka kërkuar vendeve që të mos heqin kujdesin e tyre dhe të vazhdojnë të raportojnë të dhënat e COVID dhe të ofrojnë vaksinimin e popullsisë.
COVID-19 ka vrarë më shumë se 6.9 milionë njerëz në mbarë botën, ndërkohë që më shumë se 768 milionë raste janë konfirmuar që nga shfaqja e virusit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta