Situata e coronavirusit, OBSH: Mund të shfaqet një variant më i rrezikshëm
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) aktualisht po monitoron disa variante të coronavirusit, përfshirë variantin e sapo zbuluar EG5, i cili po përhapet në SHBA dhe Britaninë e Madhe, tha sot Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai paralajmëroi se “ekziston rreziku që të shfaqet një variant më i rrezikshëm që mund të shkaktojë një rritje të papritur të rasteve të infeksionit dhe vdekjes”.
Ai shtoi se agjencia do të publikojë një raport të vlerësimit të rrezikut sot, raporton Reuters.
Përveç kësaj, OBSH lëshoi sot një sërë rekomandimesh të përhershme për Covid-19, në të cilat u bëri thirrje vendeve që të vazhdojnë të raportojnë të dhënat për këtë infeksion, kryesisht për vdekshmërinë, dhe të vazhdojnë ofrimin e shërbimeve të vaksinimit.
LEXONI GJITHASHTU:
- 38,8% e shqiptarëve duhanpirës/ OBSH: Europa pa duhan deri në vitin 2040
- Java botërore e ushqyerjes me gji, OBSH: 48% e foshnjave ushqehen me gji
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump
Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump