Rikthehen rastet me COVID, ISHP: S’kemi variant të ri, rritje e lehtë e infektimeve

10 Gusht 2023 | 15:57

Infektimet me coronavirus janë rikthyer sërish. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se muaji korrik ka sjellë një rritje të lehët të rasteve në disa bashki të vendit.

“Situata epidemiologjike është e qetë dhe e qëndrueshme. Karakteristike është një rritje shumë e lehtë e rasteve me COVID në korrik krahasuar me qershorin. Rritje e lehtë vërehet në 15 bashki, 30 bashki janë me 0 raste dhe rënie e numrit të rasteve vërehet në 17 bashki”, thotë Artan Simaku Epidemiolog Ishp.

Në vendin tonë ende nuk është izoluar variant i ri i COVID, E.G 5.1, i identifikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Europës. Megjithatë, disa sekuencime gjenetike janë dërguar në laboratorët e referencës, për të parë cili është variant që po rrit numrin e të infektuarve.

“Nuk janë evidentuar variante të tjera, janë variantet ba4 dhe ba5 të cilët kanë qarkulluar dhe që qarkullojnë në disa vende të Europës”,  shprehet  epidemiologu.

Por edhe pse COVID ka një tjetër variant të ri qarkullim, ekspertët thonë se nuk duhet të shqetësohemi.

Edhe pse sporadike, në shërbimin infektiv të të rriturve dhe fëmijëve ka pasuar raste të shtrimeve në spital si pasojë e infektimeve me COVID. Që prej majit të 2023, Organizata Botërore e Shëndetësisë e hoqi emergjencën shëndetësore të COVID-19, megjithatë ekspertët kërkojnë që të mos neglizhohen masat mbrojtëse dhe vaksinimi, veçanërisht për grupet e riskut.

 

LEXONI GJITHASHTUP:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026