Luvri feston 230-vjetorin, muzeu me veprat e artit më të rëndësishme në botë

10 Gusht 2023 | 16:54

Muzeu madhështor i Luvrit në Paris mbush sot 230 vjeç.

Muzeu më i vizituar në botë është shtëpia e veprave artistike dhe historike më të famshme në botë.

Xhokonda e famshme e Da Vinccit me buzwqeshjen e saj enigmatike, Afrodite e Milos së antikitetit grek, statuja legjendare e fitores së Najk e datuar 200-180 para erës sonë, telajoja madhështore dhe frymëzuese e Eugene Delacroix “Liria udhëheq popullin” e 1800, por dhe artefakte, gjetje arkeologjike dhe shumë të tjera, janë asete legjendare dhe të jashtëzakonshme të njerëzimit, të cilat tërheqin në zemër të Parisit, mijwra turist, artistë, të pasionuar pas artit, kulturës, krijues, por dhe tw gjithw ata qw kërkojnw një frymëzim.

Frymëzimin e kanë kërkuar mbi 9 milionw njerwz, numër në rritje eksponenciale pas rënies nga kriza e pandemisë globale COVID-19, nga ku nga 10 milionw që vizitonin korridoret e muzeut legjendar, katapultoi në një rritje me 170%.

Nga dita e inaugurimit, 10 gusht 1793, muzeu nuk resht së surprizuari. Me pasurinë e paçmuar artistike, me veprat e lashtësisë para erës sonë, piktura revolucionare, shenjuese, historike, por dhe modern dhe bashkëkohore.

Si fillim, i destinuar për rezidencën e Francesco I, ku mbreti do të ruante aty koleksionin e tij të veprave të ndryshme artistike, por ky i fundit nuk arriti kurrë ta shihte godinën e përfunduar.

Punimet vazhduan gjithashtu nën sundimin e Henrikut II dhe Karlit IX: pallati dhe parku zgjeruan vazhdimisht. Ishin Luigji XIII dhe Luigji XIV ata që bënë më shumë ndryshime dhe zgjerime për të përmbajtur koleksionin e artit, i cili u bë gjithnjë e më i pasur falë blerjeve të shumta të veprave artistike.

Në 1682, Louis XIV e zhvendosi oborrin e tij mbretëror në Versajë, dhe Luvri pushoi së qeni rezidencë. Dhe kështu artistët dhe intelektualët parizien, filluan të kërkonin që koleksioni i pasur i artit të mund të ishte i dukshëm për të gjithë, duke krijuar idenë e një muzeu të madh për qytetarët.

E jo vetëm parizienët, tashmë veprat më të famshme të njerëzimit, shfaqen për të gjithë qytetarët e botës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Përballë përhapjes së pakontrolluar të zjarreve, qeveria spanjolle shpalli “gjendje të jashtëzakonshme me interes kombëtar” të enjten në mbrëmje deri të premten në rajonin e...
08:06 | 24/07/2026

Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?

Pak para se të skadonte një taksë e përkohshme mbi importet globale, administrata Trump vendosi ​​një valë të re tarifash për më shumë se 80...
07:41 | 24/07/2026

Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se Franca ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për ta ndihmuar në përballimin e një zjarri të madh pranë bregdetit Atlantik të...
07:25 | 24/07/2026