Policia kroate kërkon 10 sportistë nga Burundi: Erdhën në kampionat dhe u zhdukën
Policia kroate është në kërkim të 10 shtetasve të Burundit, të cilët erdhën në Kampionatin Botëror të Hendbollit për Kadetë, më pas u zhdukën.
Policia ka marrë njoftim se në Rijekë rezultojnë të zhdukur qytetarë të Burundit, pjesëmarrës në kampionatin botëror të hendbollit për të rinj, i cili po mbahet nga 2 deri më 13 gusht në disa qytete, përfshirë edhe në Rijekë.
Sipas informacioneve të deritanishme, bëhet fjalë për dhjetë meshkuj më të rinj (të lindur në vitin 2006), të cilët janë rreth 17 vjeç.
Pasditen e së mërkurës ata janë larguar në drejtim të panjohur nga qendra studentore e Rijekës, ku janë strehuar gjatë kampionatit dhe nuk iu janë përgjigjur telefonatave.
“Po ndërmerren masa dhe veprime për gjetjen e personave të zhdukur, si dhe për konstatimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante të zhdukjes së tyre”, njoftojnë nga Drejtoria Policore Primorje-Gorski Kotar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përleshjet mes tifozëve, rreth 100 kroatë përballen me akuza për vrasje në Greqi
- I biri iu vra nga huliganët kroatë, pëson infarkt e ëma. Shkarkohen oficerët grekë
Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura