I biri iu vra nga huliganët kroatë, pëson infarkt e ëma. Shkarkohen oficerët grekë

8 Gusht 2023 | 13:50

Ndeshja kualifikuese e Ligës së Kampioneve mes AEK-ut dhe Dinamo Zagrebit, është kthyer në një tragjedi pas përplasjes së huliganëve kroatë me tifozët grekë të dy ekipeve.

Si pasojë e përleshjeve mbeti i vrarë një tifoz i AEK-ut, 29-vjeçar.

Mediat greke shkruajnë se e ëma e 29-vjeçarit me të mësaur lajmin e ndarjes nga jeta të të birit ka pësuar inarkt.

Ajo ka pësuar humbje të ndjenjave dhe është transportuar në ambientet e Kryqit të Kuq për të marrë ndihmën mjekësore.

I biri, 29-vjeçari Michalis është dërguar në spital me autoambulancë private, pasi u qëllua me thikë nga huliganët kroatë.

Edhe pse një infermiere po i jepte ndihmën e nevojshme mjekësore, i riu ndërroi jetë si pasojë e gjakderdhjes.

Në lidhje me ngjarjen, Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, z. Yiannis Oikonomou,  njoftoi shkarkimin të 7 oficerëve të policisë në Athinë, përgjegjës për sigurinë në ndeshjen e futbollit.

Autoritetet greke kanë bërë gjithsej 98 arrestime: 90 prej të cilëve janë në paraburgim dhe 8 të cilët po marrin mjekim në ambientet e spitalit.

Konkretisht janë arrestuar 87 kroatë, një austriak, një boshnjak, një shqiptar, një gjerman dhe pesë grekë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026