Përleshje mes tifozëve të AEK e Dinamo Zagrebit në Athinë, 1 i vrarë, 8 të plagosur
Një tifoz i AEK-ut grek ka mbetur i vrarë në një përleshje mes futbolldashësve të atij klubi dhe Dinamos së Zagrebit, raporton portali televiziv grek ERT.
Një i ri 22-vjeçar humbi jetën pasi mori plagë të shumta me thikë dhe u plagosën katër grekë dhe katër kroatë.
82 tifozë kroatë, një austriak, një boshnjak, një shqiptar, një gjerman dhe dy grekë, u arrestuan, sipas televizionit.
Një grup prej 150-200 tifozësh të Dinamos kanë mbërritur në mënyrë të organizuar rrugës drejt Greqisë, në prag të ndeshjes së turit t tretë të kualifikimeve në Champions League mes AEK-ut dhe Dinamos.
Shumë dyqane dhe makina u dëmtuan, pasi tifozët kroatë u vunë zjarrin kovave dhe degëve të thata pranë parkingut të hapur dhe thyen xhamat e makinave, sipas ERT.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë