Greqia “kërcënon” me integrimin, Marinakis: Çështja Beleri me prioritet për Athinën

1 Gusht 2023 | 15:18

Mbajtja në burg e Fredi Beledit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës,  mund të kthehet në pengesë serioze për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe një kthesë në marrëdhëniet greko-shqiptare.

Kështu shkruan, e përditshmja greke Kathimerini, duke e cilësuar arrestimin e Fredi Belerit si vendim të qeverisë Rama dhe jo të drejtësisë.

Ky ka qenë mesazhi që Athina zyrtare kërkon t’i përcjellë jo vetëm Tiranës por edhe ndërkombëtarëve, ndërsa hapi i radhës është letra që ministri i jashtëm i Greqisë Giorgos Gerapetritis pritet të t’u dërgojë homologëve të tij të BE-së, për t’i shpjeguar se përse arrestimi i Fredi Belerit është në shkelje të ligjit.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis ka deklaruar gjithashtu se çështja “Beleri” konsiderohet si një “çështje me prioritet të lartë” për Athinën .

“Shqipëria duhet të respektojë rregullat elementare të shtetit të së drejtës dhe është një çështje në të cilën vendi ynë do të vazhdojë të veprojë me prioritet absolut sepse ne duhet të mbrojmë të drejtat e pakicës, si dhe një kryetar bashkie të zgjedhur ligjërisht” ka deklaruar ai.

Vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ngriti këtë çështje në Samitin e fundit të Bashkimit Evropian në Bruksel, duke u prezantuar homologëve të tij situatën, ndërsa ministri i jashtëm i Greqisë i ka prezantuar çështjen Komisionerit të Zgjerimit Oliver Varkheli, si dhe kryetarit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, David McAllister.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026